“Për pak muaj ke ndenjur brenda barkut të saj, por ajo do të jetë gjithmonë në zemrën tënde”

0
72

…e vjen një ditë dhe e dëgjon veten të flasësh si ajo, të gatuash si ajo, të bërtasësh si ajo, të këndosh si ajo, të këshillosh si ajo, të vallëzosh si ajo, të shkruash si ajo, të qash si ajo…

E vjen një ditë , kur ato këpucët me taka e të stërmëdha që i ke provuar aq shpesh , të rrinë tamam, e mund të ecësh në gjurmët e saj dhe në çdo hap që bën kupton gjithçka që më parë e kritikoje…dhe kupton limitet, sfidat, zemërimin, shqetësimet, frikën. Dhe je mirënjohëse që ajo ishte aty, përkrah teje, duke të parë, mbështetur. Je mirënjohëse ndaj mundimeve të saj, sakrificave, kohës…
Vjen një ditë, kur shihesh në pasqyrë dhe sheh atë…
Sepse vërtet për pak muaj ke ndenjur brenda barkut të saj, por ajo do të jetë gjithmonë në zemrën tënde…

#mësimi