Për një muaj 2 673 lindje në Kosovë dhe 123 raste të çifteve të shkurorëzuara

0
294

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2021. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obliguar në regjistrat e lartë-cekur, në vendin e ngjarjes, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm/të zakonshëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2 673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 509 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar muajin shkurt me muajin janar 2021 është një rënie për (-11.96%). Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 raste janë femra.

Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1 593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të qifteve të shkurorëzuara

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2 , Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Shfrytëzuesit e të dhënave rekomandohen që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare