Për një javë bllokohet rruga Kaçanik-Hani i Elezit

0
148

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.