Për krimet që ndodhën në Komunën e Gjilanit, sonte në ora 22:00 në Klan Kosova

0
110

Krimet që ndodhën në Komunën e Gjilanit, si në qytet ashtu edhe në fshatra do mësoni sonte nga ora 22:00 në Klan Kosova.

Seria e dokumentarëve NË KËRKIM sjell në detaje si ndodhi masakra në Llashticë, si u vra foshnja 3 javëshe, si i vranë e dogjën dy familje e më pas u kthyen dhe rrënuan shtëpinë për të mbuluar krimet.

Në Lladovë, në Zhegër e gjithandej Gjilanit. Nëse është dënuar dikush dhe çfarë presin familjarët nga institucionet?

Rrëfime nga të mbijetuarit e edhe nga ata që punuan për të mbledhur faktet për këto krime.

Seria e dokumentarëve NË KËRKIM prodhim i OXYGEN Productions transmetohet çdo të dytën të martë në Klan Kosova nga ora 22:00./ oxygenpress.info