Për herë të parë një grua në krye të ”Financial Times”

0
267

Për herë të parë një grua në krye të ”Financial Times”

”Financial Times” emëroi Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj, kjo është gruaja e parë në këtë pozitë në më shumë se 130 vjet histori të së përditshmes britanike konsideruar si Bibël për mijëra ekonomistë.

“Drejtori aktual i redaksisë Lionel Barber, në këtë post që prej 14 vitesh, do të largohet nga posti i tij duke u zëvendësuar nga zëvendësja e tij”, theksoi gazeta në një komunikatë.

Në Twitter, gazetarja u shpreh e mrekulluar për emërimin e saj si drejtoreshë në redaksinë e ”Financial Times” duke e cilësuar si privilegj.

Gazetarja, e lindur në Liban, dhe e cila ka punuar në Lindjen e Mesme gjatë “pranverës Arabe” është e njohur gjithashtu për punën e saj në kërkim të një audience më femërore.

Presidenti i grupit japonez “Nikkei”, i cili posedon “Financial Times” që prej vitit 2015, Tsuneo Kita, theksoi se i akordonte Roula Khalaf të gjithë besimin për të vazhduar misionin e “Financial Times”, që është sipas tij të sigurojë një gazetari cilësore pa frikë dhe komplekse.