Për herë të parë një grua merr drejtimin e kompanisë ajrore franceze

0
33

Anne Rigail u emërua sot drejtoreshë e përgjithshme e ‘’Air France’’ duke u bërë gruaja e parë që merr drejtimin e kompanisë ajrore franceze.

Deri tani ajo mbante postin e ndihmësdrejtoreshës së përgjithshme, e ngarkuar për kujdesin për klientin.

”Rigail do të marrë më 17 dhjetor detyrën e re”, saktësoi kompania në një komunikatë.

Anne Rigail, 49 vjeçe, do të ketë gjithashtu si detyrë për të ndërmarrë negociatat delikate për pagat me piloted, shkruan Atsh.

Emërimi i saj vjen disa ditë pas zgjedhjes së një stafi të ri në krye të ”SNPL Air France”, sindikata e parë e pilotëve brenda kompanisë./OxygenPress.info