Për herë të parë në Kosovë – pastrohen rezervarët e pompave të derivateve

0
65

Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet.

Për 20 vjet rresht në Kosovë kemi pasur ankesa për cilësinë e naftës, jemi sfiduar për kontroll të kualitetit, por asnjëherë deri tani nuk kemi obliguar kompanitë që t’i pastrojnë rezervarët në të cilat mbajnë këto derivate.

Tashmë secila kompani që licencohet për tregti me derivate do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervarëve, duke e mbrojtur konsumatorin. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane duke rritur edhe kualitetin në tregun vendor.

Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, dhe tashmë është ridraftuar edhe ligji i ri për naftën dhe shume shpejt do të jetë në Kuvend. Aty, parashohim edhe hapa tjerë me qellim të rritjes së cilësisë, kontrollin e tregut, rritjen e të hyrave për shtetin me synimin e vetëm, mbrojtjen e konsumatorit.