Për herë të parë në Kosovë eventi i modes për persona me nevoja të veçanta

0
165

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të vecanta “E BUKURA FILLON ME NE”.

Kjo ngjarje organizohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me dizajnerët vendor si: Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Enkelejda Shatri, Lia Stublla, Labinot Gashi, Mia Matin, Shema Sahiti, Valdrin Sahiti dhe Valon Pestisha.

Kreacionet e tyre do të prezantohen vetëm nga këta persona, dhe ngjarja ka për qëllim krijimin e  mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë.

Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë sonë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund  të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tone, raporton OxygenPress.

Ideja kryesore e kësaj ngjarjeje është përcjellja e një mesazhi ndryshe nga radhët e tjera për respektimin e të drejtave të njeriut. me fokus të vecantë respektimin dhe integrimin e barabartë të personave me nevoja të vecanta në shoqërinë tonë.

Në këtë event para publikut do të paraqiten 35 model dhe modele me nevoja të vecanta nga të gjitha kateogritë dhe komunitetet.

Në event kanë konfirmuar pjesëmarrjen mysafirë nga fusha e politikës, artit, kulturës, diplomacisë dhe shoqërisë civile.

Ngjarja mbahet të premten, me 7 dhjetor, në Swiss Diamond Hotel Prishtina./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu