Për dy ditë në Kosovë ndodhën gjashtë tërmete

0
92

Sipas Rrjetit Sizmik dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, gjatë ditës së djeshme dhe sotshme në vendin tonë kanë ndodhur gjashtë tërmete me një intensitet të ulët 1.5-2.3 të shkallës Richter.

Kështu ka bërë të ditur, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

“Sipas seizmiologëve të vendit, Kosova nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duhet shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka thënë ai.

Sot me mëngjes një tërmet i lehtë u ndie në kryeqytetin kosovar.