Për 15 minuta u shitën të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Çeki

0
168

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm pas 15 minutave, janë shitur të gjitha biletat për ta parë ndeshjen që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Çekisë.

Kujtojmë se biletat kanë dalë në shitje sot (e hënë) rreth orës 15:20, njofton Klan Kosova.

“Faqja që i ka shitur biletat ‘tiks.app’, ka shkruar në rrjetet sociale se janë bërë në ueb-faqen e tyre afro dy milionë klikime për 20 minuta”.

Ndeshja Kosovë–Çeki zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.