Pema e Krishtlindjes që ka thyer rekord botëror

0
67

Një pemë e Krishtlindjes, rreth 18 metra e lartë, e kompozuar nga pirgje me arka druri të mbledhura në mënyrë vullnetare në qytetin e Geras, në lindje të Gjermanisë, ka thyer rekord botëror.

Instituti gjerman i rekordeve RID e shpalli kompozimin e arkave si një rekord të ri botëror për nga lartësia, deklaroi Bernd Lehmann i shoqatës ”the we4kids”, një nga shoqatat organizatore të projektit.

Pema e Krishtlindjes ishte e lartë 17,88 metra dhe u ndërtua me 2 790 arka të përdorura pijesh, shkruan Atsh.

Me anë të këtij projekti pjesëmarrësin që morën pjesë në ndërtimin e pemës kërkonin të tërhiqnin vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në Gjermani dhe rëndësinë e punës vullnetare.

Rekordi i mëparshëm ishte 12 metra e 1.200 arka./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu