Pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19, Kardiologjia Invazive ka trajtuar të gjitha rastet

0
88

Nga QKUK- Shskuk info

Pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19, Kardiologjia Invazive ka trajtuar me prioritet të gjitha rastet e referuara, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për secilin pacient.

Gjatë muajit të parë të vitit 2021, mjekët kardiologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kryer 100 stentime.

Sipas raportit mujor, gjithashtu, në Kardiologjinë Invazive janë bërë 175 koronarografi.

Në vitin 2020 kardiologët kanë kryer 1157 procedura të stentimit te pacientët, ndonëse në rrethana të ndërlikuara- të krijuara për shkak të Pandemisë COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, bazuar në raportet e punës, janë realizuar edhe 2128 koronarografi.