Pato thotë diçka shumë emocionuese

0
64

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, shihej si talenti më i madh i futbollit botëror kur u largua nga Brazili për të nisur aventurën në Evropë. Ai ishte pjesë e Milanit në periudhën prej janarit të vitit 2012 deri në dhjetorin e vitit 2018, duke shënuar 63 gola në 150 ndeshje dhe duke fituar një kampionat dhe një Superkupë të Italisë.

Ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet në Milano, siç është folur në muajt e fundit.

Sulmuesi, në fakt, aktualisht te Tianjin Quanjian, ka zbuluar gjatë emisionit televiziv “Esporte Espetacular” të “Rede Globo”, dëshirën e tij: do të kthehet të luajë në Brazil. Kjo sepse motra Gisele, me të cilën “Patoku” është shumë i lidhur, është prekur nga një sëmundje, të cilën e ka kaluar tani, që e ka bërë brazilianin të reflektojë në lidhje me zgjedhjet e bëra në karrierën e tij.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, ka pohuar ai mes lotëve. Më pas është kthyer të flasë për futbollin dhe ka shpjeguar se ka dëshirë të fitojë akoma tituj, veçanërisht “një Botëror për Klube, me fanellën e një ekipi brazilian”.

Pato edhe më herët ka dëshmuar se është shumë i lidhur me familjen, sidomos me motrën e tij./OxygenPress.info