Pasioni i Faik Konicës për muzikën

0
227

Faik Konica në Uashington me fonografin e tij të famshëm të markës Master’s Voice. Konica, i cili erdhi nga Bostoni në korrik 1925 për t’u bërë përfaqësuesi diplomatik (ministër) i Presidentit Ahmet Zogu në Uashington, solli me vete edhe këtë gramafon të çuditshëm.

Dashuria e tij për muzikën ishte e njohur. “Për ata që e kuptojnë dhe e duan me thellësi, muzika nuk është një qejf, është një fe”, pat shkruar Konica.

Në apartamentin e tij, që shërbente edhe si legatë e Republikës Shqiptare në Hotelin Mayflower, ai mbante një koleksion të zgjedhur pllakash gramafoni, ku shquanin Moxarti, Bethoveni, Bahu dhe Vagneri, kompozitorët e tij të zemrës.

Kur ishte i ri, linte kokën pas Vagnerit, por pak nga pak i ishte kthyer Moxartit, muzika e të cilit, siç thoshte, “ka një hollësi të veçantë, një njomësi qellore, një hirë femënore të pashoqe, që e qasin më tepër afër zemrës së njeriut”.

Kjo foto e rrallë, të cilën e kërkoja prej kohësh dhe më në fund e gjeta në Ebay, është e 13 prillit 1939, gjashtë ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Prapa fotografisë mes të tjerash është shkruar: Faik Konica, njëri nga dekanët e trupit diplomatik të Uashingtonit, e dënoi pa mëdyshje aneksimin e vendit të tij nga Italia. Konica e pjek dhe e zien vetë kafen, koleksionon libra dhe luan disqe në fonografin e tij antik me konin një metër të gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu