Pas Valbonës e ka rradhën Lumi i Matit/ Ja si po dëmtohen pasuritë natyrore në Shqipëri

0
270

Pas skandalit me lumin e Valbonës, ku uji i saj i kaltër vijon të turbollohet nga ndërtimi i hidrocentraleve, një tjetër lum në Shqipëri është vënë nën “shënjestrën” e atyre që duan t’i shkelin me të dyja këmbët pasuritë natyrore.

Sipas asaj që na shkruan një banor nga Lami i Madh në Burrel, një hidrocentral i ri po “mbin” mbi ujërat e lumit të Matit.

Ndonëse banorët e zonës janë ngritur në protestë duke kundërshtuar këtë masakër, punimet për ndërtimin e hidrocentralit të rradhës vijojnë, ashtu siç dëshmohet edhe nga fotot që na kanë mbërritur në redaksinë tonë.

Institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë rast dhe vijojnë me heshtjen e tyre të pakuptimtë.

Ndonëse INUK kur bëhet fjalë për shtesa të vogla që mund të bëjnë qytetarët në banesat e tyre ose për shtëpitë që kanë mbi 20 vite që janë ndërtuar, “ngre” në këmbë shtetin dhe shkon e ua shemb, për ndërtimin e një hidrocentrali që cënon pasuritë natyrore të vendit tonë, të cilat bota i ruan me fanatizëm.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ sapo pash disa foto qe keni publikuar ju nga Valbona me titullin“ Valbona u denua me vdekje“ dhe un po te dergoj disa pamje te nje hidroçentrali qe po ndertohet ne fshatin tim te lindjes, nje fshat ky i Burrelit i cili quhet Lami Madh! Pronari i firmes qe ka mar persiper kete projekt thot qe duhet te mbarojn punimet sa me shpejt, pa ardhur policia! Banoret jan ngritur disa her kundra por me kot! Me ben habi sepse meren masa per ndertimet pa leje(nqs do quheshin te tilla) qe kan 20 apo me shum vite dhe banohet aty dhe INUK-u sdo tja dije, por kur vjen puna ne keto projekte qe cenojn drejtperdrejt cdo njerin prej nesh dhe te drejtat tona si individ te keti shteti (qe vetem shtet nuk eshte) hesht cdo institucion! Ngado te hedhesh koken e ta rrotullosh ne vendin ton, shikon vetem oligarke qe na shtypin qe nga institucionet arsimore e deri tek ato spitalore, por qe mos linin rehat dhe lendinat….po na e pijne gjakun dita dites! Jane bere nje zinxhir jo oligarkesh por barbaresh, spiunash dhe ordineresh! Ju lutem anonim(si ne komunizem qe jetojme)!