Pas pak ndeshja historike

0
61

Kosova do të zhvillojë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme që kur është pranuar në UEFA dhe FIFA, pasi luan në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i Maqedonisë së Veriut, në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, duke përzgjedhur më të mirët që kanë në dispozicion.

Bernard Challandes edhe pse me shumë mungesa në skuadër, ka vendosur që në sulm të luajë me katërshen, Zeneli, Celina, Hadergjionaj dhe Nuhiu në qendër.

Në anën tjetër, nikoqiri do të luajë në fazën ofanizve me lojtarët si, Bardhi, Nestorovski, Pandev.kimit Gjeorgji – Bjellorusi.

Formacioni startues i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Bejtullai, Belkovski, Musliu; Ristovski; Nikolov, Ademi, Alioski; Bardhi, Nestorovski, Pandev.