Pas akuzave për të vëllain si pjesë e ISIS-it, jep dorëheqje ministrja irakiane

0
29

E sapo emëruar, ministrja irakiane e Arsimit, Chaïma al-Hayali  dha dorëheqjen pasi vëllai i saj shfaqet në video propaganduese të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS).

Hayali, pedagoge në Mosul, ish-kryeqendra e ISIS-it në Irak, njoftoi të shtunën në mbrëmje në Twitter se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Adel Abdel Mahdi.

Prej disa ditës, disa video të ISIS-it që datojnë nga 2016 ku shfaqet vëllai i saj Laith Hayali u ripostuan në rrjetet sociale dhe web faqet, ku përdoruesit e internetit dhe deputetë të shumtë kritikojnë emërimin e Hayali./Atsh/OxygenPress.info