Pas 23 dhjetorit do të fillojnë të dalin paratë e Trustit

0
115

10 për qind e kursimeve të qytetarëve që kanë filluar të aplikojnë nga sot do të dalin në llogaritë e tyre pas datës 23 dhjetor.

Këtë njoftim Trusti e bën pas aplikimit për 10 përqindëshin, njofton Klan Kosova.

Faqja e internetit prej ku qytetarët mund të aplikojnë pati probleme për shkak të sulmeve kibernetike.

Kështu ka deklaruar gjatë ditës zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi.

“Ne kemi menduar që në ora 15:00 të hapim aplikacionin për tërheqjen e 10 përqindshit nga qytetarët. Por, kjo ishte e pamundur për shkak të shumë tentativave të sulmeve kibernetike”.

Momentalisht faqja është aktive dhe në shërbim të kursimtarëve.