Pas 12 muajsh, të vaksinuarit mund të kenë nevojë për vaksinën përforcuese

0
80

Ka të ngjarë që njerëzit të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës së Covid-19 (ose një dozë të dytë nëse kanë kryer vaksinat që administrohen në vetëm një dozë) brenda një viti nga vaksinimi i plotë dhe më pas mund të kenë nevojë për doza vjetore për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, u shpreh drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, partnerë në prodhimin e vaksinës, po studiojnë sa do të zgjasë imuniteti mbrojtës i vaksinave. Përfundimet e tyre do të japin një informacion më të detajuar nëse do të jenë të nevojshme doza shtesë.

Bourla tha se është “e mundshme” që një përforcues të jetë i nevojshëm brenda 12 muajve nga vaksinimi i parë.

“Është shumë e rëndësishme që të vërehet grupi i njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj virusit,” tha ai për CNBC.

Pfizer / BioNTech thanë këtë muaj se të dhënat nga provat klinike sugjerojnë që vaksina e tyre ofron nivele të larta mbrojtjeje gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina gjithashtu kishte efekt kundër disa varianteve të njohura të koronavirusit, duke përfshirë një që u raportua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe një tjetër që mendohej se u shfaq në Afrikën e Jugut.

Burimet: NBC News, Guardian