“PARTITË POLITIKE TË NA OFROJNË NJË PLAN QEVERISËS !”

0
141

Nga Xhabir Hamiti

Qasja e vjetër, të cilën partitë politike në Kosovë e kanë pasur me deri më sot me qytetarët votues që nga paslufta, do të ishte mirë që të filloj të ndryshoj në zgjedhjet tona të ardhshme. Partitë politike, qytetarëve tanë mund të ju ofrojnë në të ardhmen një plan të punës së tyre mbi të cilin garojnë për qeverisjen e vendit, qoftë ai edhe në vija të trasha.
Nëse ne, edhe më tutje vazhdojmë që të parët e vendit, t`i zgjedhim duke u mbështetur vetëm mbi bazën e premtimeve të tyre gojore, siç edhe kemi bërë deri më tani, atëherë ne nuk do të kemi arsye të justifikueshme që t`i thërrasim ata në përgjegjësi, ose t`i gjykojmë për të bëmat apo mos të bëmat e tyre gjatë qëndrimit në krye të vendit. “Verba volant, scripta manent”(fjalën e merr era, kurse shkrimi ngulitet e mbetet). Në sistemet demokratike, vetëm popujt e pavetëdijshëm i votojnë të parët e tyre në formë të verbër, pra pa pasur qoftë edhe një letër të vetme të shkruar para vete mbi atë se, çfarë ata kanë planë që të ndryshojnë në rregullimin dhe forcimin e rendit në vendin tonë, si dhe çfarë do të bëjnë në avancimin e jetës sociale të qytetarëve, nga të cilët edhe e morën votëbesimin.
Qytetarët, vetëm në këtë formë do të kishin mundësinë e tyre më të mirë dhe më të lehtë, për të vlerësuar punën e një qeverie me mandatë të caktuar, si dhe për ti dhënë ose për të mos i dhënë asaj legjitimitetin e mëtutjeshëm në zgjedhjet e ardhshme.