Partia e Gjukanoviçit fiton zgjedhjet në Mal të Zi

0
291

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi shpalosi rezultatet e para preliminare sipas të cilave koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi-PDS-Millo Gjukanoviç” ka fituar 35.12 për qind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Lista opozitare “Për ardhmërinë e Malit të Zi” ka fituar 32.54 për qind ndërsa koalicioni opozitar “Paqja është kombi ynë” ka fituar 12.55 për qind të votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve koalicioni opozitar “Zi në të bardhë” ka fituar 5.57 për qind, socialdemokratët 4.09 për qind, Partia Boshnjake 3.81 për qind dhe SDP 3.14 për qind.

Lista Shqiptare ka fituar 1.61 për qind ndërsa koalicioni shqiptar “Njëzëri” 1.16 për qind.

Censusin nuk e kanë kaluar Nisma Qytetare Kroate me 0.27 për qind dhe partia reformuese kroate e cila fitoi 0.13 për qind.