Parisi paraqet një taksë të re për gjigantët e internetit

0
44

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire prezantoi një projektligj në kabinetin qeveritar ku propozohet një taksim shtesë ndaj gjigantëve të internetit.

Në dhjetor, Franca kërcënoi se do të vendosë një taksë të sajë mbi të ardhurat ndaj kompanive gjigante dixhitale në rast se 28 anëtarët e Bashkimit Europian nuk do të binin dakord për një taksë në nivel europian ndaj aktorëve kryesorë të internetit deri në fund të këtij muaji.

Deri tani anëtarët e BE-së janë përpjekur për muaj të tërë që të arrijnë një marrëveshje mbi një taks europiane por deri tani kanë dështuar, përcjell atsh.

Sipas Le Maire, “kjo taksë pritet të sjellë 400 milionë euroë të ardhura këtë vit, një shumë që pritet të rritet në mënyrë progresive në vitet në vijim”.