Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

20.01.2021 – Kryesisht me kthjellime dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Pasdite dhe në mbrëmje shtim i vransirave, por pa të reshura. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 7C, e në vise malore -8C deri 3C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugore 1-3m/s. Indeks UV: 2. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

21.01.2021 – Më butë, kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e në vise më të larta malore reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 9C, e në vise malore -2C deri 4C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 1-7m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.