Parashikimi i motit për ditën e sotme

0
25

Sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë celsisus. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit.

“Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, njofton IHMK.