Parashikimi i motit

0
47

Në vendin tonë sot mbretëron mot me vransira dhe diell. Mëgjesi përcjellet me ngrica, e vende-vende ka mundësi për reshje të dobëta bore.

Për nesër, Prishtina Weather njofton për mëngjes me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Gjatë ditës kryesisht vranët, e pasdite vonë vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.

Të hënën, në ditën e fundit të këtij viti, mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore. Rreth viseve malore mund të jenë më intenzive. Reshjet e borës në disa vende mund të vazhdojnë edhe të martën paradite./OxygenPress.info