Parashikimi i motit

0
31

Në vendin tonë sot kemi mot të ftohtë e të vranët.

Gjatë ditës priten reshje lokale bore, e në mbrëmje reshjet pushojnë, njofton Prishtina Weather.

Për nesër parashihet mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Mund të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, ku minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale të shtunën do të ngrihen deri në 7C, e ditëve tjera do të zbresin në 0C deri +2C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje graduale./OxygenPress.info