Parashikimi i motit

0
32

Në vendin tonë sot parashihet mot kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell. Në ultësira në mëngjes mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Ndërsa për nesër, Prishtina Weather njofton që  paradite ka mundësi për riga lokale shiu.

Ditën kryesisht vransira dhe intervale të shkurta me diell. Në mbrëmje vonë riga lokale shiu.

Të premtën, mot kryesisht vranët, në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, e pasdite dhe në mbrëmje reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e ditën e mërkurë do të rriten edhe në vlera pozitive në të dy ekstremet. Minimalet do të luhaten nga -2 deri në 1C, e maksimalet nga 4C deri në 6C. Në vise të mbuluara me mjegull, temperaturat mund të jenë më të ulëta./OxygenPress.info