Parashikimi i motit

0
70

Në vendin tonë sot parashihet mengjes me acar, por edhe kthjellime. Gjatë ditës vransirat do të shtohen.

Prishtina Weather njofton për mjegull në vise të ulëta.

Nesër parashihet mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me borë. Në disa vende pritet të ketë reshje më intensive bore. Në mbrëmje reshjet e borës do të vazhdojnë nëpër lokalitete.

Të enjtën do të jetë ftohtë, në mëngjes në disa vende vazhdojnë reshje të dobëta bore. Gjatë ditës kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Ndërsa ditën e premte pritet mot shumë i ftohtë, me diell dhe vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull./OxygenPress.info