Paraqitja e parë e e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit më 9 nëntor

0
56

Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të
Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të
Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës
(DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës
ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të
lexohet këtu.
Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i
procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për
përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes
transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.
Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të
Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën
e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.
Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në
qendrën për media është shumë i kufizuar dhe nevojitet regjistrim paraprak.
Për regjistrim paraprak, ju lutemi dërgoni një email në public@scp-ks.org deri të shtunën, 7 nëntor, ora
20:00.
Në email duhet të shënohen emri dhe mbiemri, data e lindjes, shtetësia dhe numri i
pasaportës/letërnjoftimit, dhe përkatësia (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe
detaje të tjera relevante. Gazetarët duhet të shënojnë edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të
bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit.
Do t’ju informojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj
duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të COVID-19.
Më shumë informacion për vizitat në DHSK, duke përfshirë edhe informacionin për masat në lidhje me COVID19 mund të gjendet këtu.