Paralajmërojnë mjekët: Skuqja e gojës mund të jetë një simptomë e re e COVID-19

0
79

Mjekët nga Spitali Universitar “Roman y Cajal” – Spanjë kanë zbuluar një simptomë të re të COVID-19.

Kjo është vërejtur gjatë një ekzaminimi të 21 pacientëve të infektuar me COVID-19 gjatë periudhës 30 Mars-8 Prill 2020 shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.

Analizat treguan se 29% pacientë kishin lezione në zgavrën e gojes, ndërsa 83% kishin pika të vogla ngjyrë vjollce, kuqe ose kafe ne gojë.

Studimi është botuar në “JAMA Dermatology” dhe për këtë studiuesit shkruan:

“Megjithë raportet në rritje të skuqjes së lëkurës tek pacientët e infektuar, vendosja e një diagnose etiologjike është sfiduese”.

Megjithatë, Britani e Madhe radhitë vetëm tre nga simptomat e COVID-19: kollë i thatë, ethe dhe humbje të shijes apo erës.