Papa Françesku vizitë historike në Emiratet e Bashkuara Arabe

0
39

Papa Françesku do të zhvillojë të dielën në mbrëmje një udhëtim historik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë e një sovrani papnor në gadishullin arabik, ku do të kërkojë të përforcojë lidhjet me islamin.

“Jam i lumtur (…) të shkruaj në tokën tuaj të shtrenjtë një faqe të re të historisë mes besimeve, duke konfirmuar se jemi vëllezër ndonëse jemi të ndryshëm”, deklaroi papa në një mesazh video të publikuar dje dhe që i drejtohej popullit të Emirateve.

Ai do të pritet në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve Arabe të Bashkuara, ku do të qëndrojë deri të martën gjatë të cilës ai do të marrë pjesë në një takim ndërfetar me imamin e madh sunit të Al Azharit, sheikun Ahmed Al Tayeb, të cilët i kishte takuar në Egjipt në vitin 2017./Atsh