Papa Françesku: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të shpëtuar nga pandemia

0
33

Papa Françesku përshëndeti sot të gjithë ata që u lidhën përmes mjeteve të komunikimit social për meshën “Angelus”.

“Na duhet ta realizojmë kështu, ”, tha ai duke iu referuar lidhjes virtuale nga Biblioteka e Pallatit Apostolik.

“Në këtë mënyrë parandalojmë njerëzit që të vijnë në shesh dhe bashkëpunojmë me autoritetet duke zbatuar dispozitat që na ndihmojnë të gjithëve të shpëtojmë nga kjo pandemi”, shtoi udhëheqësi shpirtëror i krishterë.

Edhe sot, duke ndjekur dispozitat anti-COVID-19 të këtyre festave, Sheshi i Shën Pjetrit ishte bosh./ATSH