Papa Françesku takon ajatollahun e madh shiit Sistani

0
95

Ajatollahu i madh, Ali Sistani, autoriteti më i lartë fetar për pjesën më të madhe të myslimanëve shiit të Irakut dhe të botës, priti papa Françeskun, kreun e 1,3 miliardë katolikëve në botë, në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, theksoi një korrespondent.

Me këtë vizitë me dyer të mbyllura që do të zgjasë rreth një orë, papa Françesku i shtriu dorën islamit shiit pasi kishte nënshkruar dy vjet më parë një dokument për “vëllazërinë njerëzore” me një institucion të madh islam sunit.

Ajatollahu i Madh Ali Sistani, një referencë fetare për shumicën e shiitëve në Irak dhe në botë, i tha Papa Françeskut se të krishterët në Irak duhet “të jetojnë në paqe dhe siguri” dhe të gëzojnë “të gjitha të drejtat kushtetuese”.

Me këtë takim fetar, një nga më të rëndësishmit në histori, papa argjentinas dëshironte t’i shtrinte dorën islait shiit, por gjithashtu të mbështeste kauzën e të krishterëve të Irakut – 1% e popullsisë në këtë vend mysliman, që shprehet rregullisht se është viktimë e diskriminimit./ATSH