Papa Françesku: Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve që vdiqën nga COVID-19

0
39

Papa Françesku iu drejtoi një mendimi të veçantë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të shëndetësisë që vdiqën si rezultat i pandemisë, duke kujtuar zhvillimin bujar dhe here-herë heroik të profesionit të tyre të jetuar si një mision.

“Shembulli i kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona, të cilët rrezikuan jetën e tyre deri në humbjen e saj, ngjall mirënjohje të thellë te të gjithë ne dhe është një arsye për reflektim përballë kaq shumë vetëmohimi”, tha Papa Françesku në mesazhin e tij me rastin e Ditës Kombëtare në kujtim të mjekëve dhe dentistëve që u zhdukën për shkak të COVID-19.

Mesazhi i tij u lexua në fund të ceremonisë përkujtimore të promovuar nga Federata Kombëtare e Urdhrave të Kirurgëve dhe Stomatologëve.

“Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria është stimuluar të dëshmojë gjithnjë e më shumë për dashurinë ndaj të afërmve dhe kujdesin për të tjerët, veçanërisht ndaj më të dobtëve./ATSH