Papa Françesku meshë për Krishtlindje nga bazilika e Shën Pjetrit

0
71

Papa Françesku vendosi të festojë meshën e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit, një nga ceremonitë më të rëndësishme të liturgjisë së Kishës Katolike.

Shërbimi, i cili feston lindjen e Jezu Krishtit, duhet të fillojë në orën 21:30 dhe normalisht zgjat rreth 90 minuta.

Në ditën e Krishtlindjes, angazhimet e papa Françeskut vazhdojnë me mesazhin e mesditës së Urbi et Orbi nga ballkoni qendror i bazilikës së Vatikanit.

”Urbi et Orbi” është mesazhi përmes të cilit papët zakonisht thërrasin paqen në botë duke ofruar bekime dhe falje për mëkatet, kremtohet në Krishtlindje dhe Pashkë, dhe gjithashtu pas zgjedhjes së një Pape të ri.