Papa Françesku: Liderët europianë duhet të gjejnë një zgjidhje për emigrantët e bllokuar në det

0
59

Papa Françesku është përfshirë në konfliktin mbi dy anije me emigrantë të shpëtuara në Mesdhe nga organizatat jo qeveritare gjermane të cilave u është ndaluar ankorimi.

“Dy anije të OJQ-ve mbajnë 49 persona prej shumë ditësh. I bëjë një thirrje të dëshpëruar krerëve europianë të shteteve dhe qeverive, që të tregojnë solidaritet konkret për këta njerëz”, deklaroi papa sot pas lutjes “Angelus” në sheshin Shën Pjetri.

Aktivistët e këtyre OJQ-ve shpëtuan 32 persona në det pak para krishtlindjeve dhe një anije e organizatës “Sea-Eye” shpëtoi 17 të tjerë në fund të dhjetorit.

Malta dhe Italia, që kanë mbajtur prej shumë vitesh barrën e migracionit detar që vinte nga Afrika veriore, kanë mbyllur portet e tyre për anijet e OJQ-ve në përpjekje për të stepur emigrantët në përpjekjet e tyre për të ardhur në Europë nëpërmjet kësaj rruge./Atsh/OxygenPress.info