Paolo Coelho – KAM MËSUAR….

0
183

Kam mësuar se duhen vite për të ndërtuar besimin dhe fare pak sekonda për ta thyer.
Kam mësuar se sado të mire të jenë miqtë, herë pas here do të të lëndojnë, por duhet t’i falësh ata.
Kam mësuar që nuk ka rëndësi se çfarë ke në jetë, por kë ke.
Kam mësuar se nuk duhet të shkatërrosh kurrë nje shfajësim me një justifikim.
Kam mësuar se duhet gjithmonë të krahasohesh me më të mirën që bëjnë të tjerët.
Kam mësuar se duhet një kohë e gjatë që të bëhem njeriu që dëshiroj të jem.
Kam mësuar se duhet të largohesh nga njerëzit e zemrës me fjalë dashurie, pasi mund të jetë hera e fundit që i shikon.
Kam mësuar se mund të vazhdosh shumë më përpara, edhe kur thua që s’mundesh më.
Kam mësuar se ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pavarësisht si ndihemi.
Kam mësuar se, ose ti e kontrollon sjelljen tënde, ose ajo të kontrollon ty.
Kam mësuar se ndonjëherë personat që mendoje se do gëzonin nga mundja jote, janë ato që mund t’ju ndihmojnë të ngriheni sërish.
Kam mësuar se kur jam i nevrikosur, kam të drejtë të jem i nevrikosur, por nuk kam të drejtë të jem i pashpirt.
Kam mësuar se një miqësi dhe dashuri e pastër, rritet edhe në distanca të medha.
Kam mësuar se një njeri dhe pse nuk të do në mënyrën që ti kerkon, nuk do të thotë që nuk të do me maksimumin e tij.
Kam mesuar se të maturohesh ka të bëjë me eksperiencat dhe çfarë ke mësuar prej tyre dhe jo me ditëlindjet që ke kaluar.
Kam mësuar se nuk është mjaftueshëm të falësh nga të tjerët, shpesh duhet të falësh veten tënde.
Kam mësuar se sado e plagosur të jetë zemra jote, bota nuk ndalon për pikëllimin tënd.
Kam mësuar se rrethanat e jetës mund të kenë ndikuar në atë çfarë jemi, por ne jemi përgjegjës për atë çfarë do bëhemi.
Kam mësuar se një person i pasur nuk është ai që ka shumë, por ai që kërkon pak.
Kam mësuar se s’kemi përse t’i zëvendësojmë miqtë, vetem se ato kanë ndryshuar.
Kam mësuar se s’duhet të jesh aq i egër për të zbuluar ndonjë sekret, sepse mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.
Kam mësuar se certifikatat e varura në mur nuk të bëjnë njeri më të mirë.
Kam mësuar se personat për të cilët përkujdesesh më shumë në këtë botë, largohen shumë shpejt.
Kam mësuar se njerëzit harrojnë atë çfarë them apo bëj, por nuk harrojnë si i kam bërë të ndjehen.