Panel diskutimi për gjuhën diskriminuese në tekstet shkollore

0
44

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë  me 13 nëntor, ka organizuar panel diskutimi  në lidhje me gjuhën diskriminuese në tekste shkollore, duke përfshirë kështu kënvdështrimin e SBASHK-ut dhe nismës së të rinjëve për të drejtat e njeriut(Yihr).

“Ky panel diskutimi synon të sjell prapë vëmendjen tek pasojat e diskursit të tillë në tekste shkollore, qëndrimet e SBASHK dhe YIHR kundrejt kësaj çështjeje dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen mes sindikatave dhe shoqërisë civile për të sjellur ndryshim positive”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Panalestinë në këtë diskutim do të jenë Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut dhe Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e YIHR, njofton OxygenPress.

Në njoftim thuhet se në vitin 2017 është publikuar një hulumtim mbi gjuhën diskriminuese në tekstet shkollore, por që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë ndryshim konkret në lidhje me këtë çështje.

Ky panel diskutimi do të filloj në orën 10:00, në sallën e konferencave në  Orion./OxygenPress. Info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu