“Pandemia dhe veprimi infektues po rritet dukshëm tek ne në Kosove, në shtetet e rajonit dhe të BE-së”

0
107

Nga Ramiz Kelmendi

Pandemia dhe veprimi infektues po rritet dukshëm tek ne në Kosove, në shtetet e rajonit dhe të BE-së
Qytetarët po keqkuptojnë virusin Covid 19 dhe veprimet që po shkakton në shëndetin e tyre.
Covid 19 nuk do të largohet asnjëherë nga vendi ynë dhe globi.
Covid 19 nuk njehë vala (vala 1, vala 2, … etj). Sa herë që respektojmë masat, shtojmë kujdesin, virusi zvogëlohet në infektim, sa herë që ne zvogëlojmë respektimin e masave, infektimi rritet vrullshëm.
Vaksina për Covid 19, nëse është sikurse e gripit sezonal, duhet aplikuar si paravaksinim – një herë për tërë jetën, një apo dy herë në vit.
Covid 19 tek personat e infektuar po lë pasoja të ndryshme. Por ende nuk e dijmë çfarë pasojash mundë të shkaktojë tekë të ri-infekruarit, nëse ndodhë!
Prandaj, nëse vazhdon të rritet numri dhe veprohet me masa radikale të mbylljes tek shtetet e rajonit, mundë të vijë deri tek mungesat ushqimore.
Qeveria dhe ne qytetarët duhet të kuptojmë se nuk kemi të drejtë të mos respektojmë masat duke i dëmtua të pafajshmit. Nuk është e drejtë të vendosim masa vetëm në hapësira të kontrolluara nga organet kompetente. Nuk kemi të drejtë të mos ruajmë distancën në familje, vende pune, restorane e vende të tjera.
Mendoj që ne si popull, kemi vetëdijesim, andaj, mos të shkaktojmë dëme tek të punësuarit e që ndikojnë edhe në vende të punës, most u shkaktojmë dëme bizneseve private, ndërmarrjeve publike dhe buxhetit të shtetitit. Të angazhohemi për respektim dhe t’ja dalim që këtë të keqe të quajtur Covid 19, ta mposhtim, minimalisht duke e menaxhuar.
Nga informacionet që kam, në Kinë janë shtuar kërkesat për prodhimtari dhe atje janë angazhuar e tërë struktura punuese, duke mbajtur distancën dhe respektuar masat, edhe pse ende nuk ka raste të reja me Covid.
Respekto, puno dhe jetoje jetën!