Panair për promovimin e kompanive kosovare

0
65

Në Kosovë edhe sivjet organizohet Panairi i Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverese. Është edicioni I 17-të me radhë dhe ka për qëllim promovimin e kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajoni dhe më gjerë.

Panairi që mbahet me 3 dhe 4 dhjetor në Prishtinë, organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetje të qeverisë.

Ky panair është i një dimensioni më ndryshe nga herët tjera pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-s, ku do të marrin pjesë akterët më të rëndësishëm që shtyjnë drejt rrjetizimit dhe zhvillimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor. Organizimi i Panairit do të paraprihet nga aktivitete të tjera, përkatësisht konferenca për “Diskutime Biznesore të Ballkanit Perëndimor”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

Pjesë e konferencës që shënon edhe hapjen e panairit, do të jenë përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Chamber Investment Forum (CIF), EUROCHAMBRES, përfaqësues të kompanive anëtare të Këshillit Biznesor të Ballkanit Perëndimor, kryetarë të Odave të Ballkanit Perëndimor me bizneset më të rëndësishme nga secili vend dhe delegacione nga vende të ndryshme, raporton OxygenPress.

Në panair pritet të marrin pjesë kompani me traditë shumëvjeçare në prodhimin e produkteve bujqësore dhe agroindustriale që kanë rëndësi të vacantë në promovimin e shtetit tonë me produktet “Made in Kosova” dhe njëkohësisht rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve anëtare të CEFTA-s./OxygenPress.info

Posted by Oda Ekonomike e Kosovës on Monday, November 19, 2018

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu