Palestra sportive tani edhe në Shtime

0
255

Është përuruar palestra sportive në Shtime. E kjo u bë në përvjetorin e 11’ të Pavarësisë së Kosovës.

Në ceremoninë e hapjës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se projekti ka kushtuar rreth 2 milionë euro, përcjell OxygenPress.

“Jam i lumtur që për një periudhë të shkurtë kemi arritë ta përmbyllim njërin nga projektet më të rëndsishme të sportit, projekt ky që ka kushtuar rreth 2 milion e gjysmë euro. Ky investim është nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bashkë me komunëne e Shtimes e cila ka investuar në këtë objekt. Jemi zotur që brenda një periudhe të shkurtë ta përmbyllim këtë projekt të stërzgjatur po ashtu, ne tashmë kemi përmbyllë edhe projektin e stadiumit dhe jemi dakordu që Shtimes të ia ndërtojmë edhe qendrën rinore”, tha ai

Kjo palestër për Shimen është jashtëzakonisht e nevojshme, dhe u mirëprit nga sportistet dhe qytetarët e kësaj komune, njofton MKRS.

I pranishëm ishte edhe amasadori William Walker.

“I ndjek lajmet për Kosvën që paraqiten në lajmet ndërkombëtare dhe zakonisht ka disa lajme të këqija. Medaljet e arta në xhudo, fubollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”, tha Ëalker ./OxygenPress.info