Palestinezët shpallin zgjedhjet e para në 15 vjet

0
23

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, sot (15.01.2021) i ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Këto zgjedhje të parat në 15 vjet, po konsiderohen si një përpjekje për t’i shuar ndarjet e brendshme që ekzistojnë për një kohë të gjatë brenda vendit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Gara elektorale shpallet pak ditë para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Palestinezët duan të normalizojnë marrëdhëniet me Amerikën, pasi ato arritën në një pikë kritike nën udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump.