Pajisjet mbrojtëse për punëtorët shëndetësore të siguruara nga UNICEF-i mbërrijnë në Kosovë për të mbështetur reagimin ndaj COVID-19

0
123

Pajisjet profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i mbërriti në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes së UNICEF-it në Kosovë për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit.

Sot, 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu:

  • 36,200 dorëza,
  • 33,600 maska kirurgjike,
  • 2,700 maska me mbushje të dendur,
  • 1000 kominoshe për mbrojtje,
  • 8,960 mantele,
  • 2,800 përparëse mbrojtëse

 

 

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin deklaroi kështu: “Ne e dimë se nevojitet ndihmë e menjëhershme. Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka qenë në gjendje të reagojë shpejt, duke dërguar furnizime me pajisje parandaluese që shpëtojnë jetë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë edhe në këtë kohë kur logjistika është jashtëzakonisht sfiduese. Ne do të vazhdojmë mbështetjen me metoda kreative në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët në Kosovë t’i tejkalojnë sfidat që janë paraqitur si pasojë COVID-19 ”.

 

Gjersa numri i rasteve po vazhdon të rritet në të gjithë botën, puna e UNICEF-it për shpëtim jetërash dhe për t’u siguruar fëmijëve shëndet, arsim, ushqyerje dhe mbrojtje kurrë nuk ka qenë më vendimtare. Ne po e luftojmë një virus të ri, po i demantojmë mitet dhe po e luftojmë keqinformimin. UNICEF-i po punon për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit. Ne po ndajmë informacione të sakta se si të mbahen familjet të sigurta, po ofrojmë pajisje mjekësore për klinikat shëndetësore dhe pajisje higjienike për familjet në nevojë dhe po e zvogëlojmë ndikimin e përhapjes së virusit në qasjen e fëmijëve në shëndet, arsim dhe shërbime sociale.

 

Që nga fillimi i përhapjes së virusit, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lidhur partneritet me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe autoritetet komunale për shpërndarjen e 12,000.00 pakove të higjienës familjare për familjet më në nevojë. Shpërndarja e pakove është koordinuar ngushtë me partnerët për të identifikuar dhe mbështetur familjet që jetojnë në varfëri ekstreme dhe në zonat më të largëta të Kosovës. Pakotë e higjienës familjare janë shpërndarë gjithashtu edhe për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe për komunat e banuara nga komuniteti serb në Kosovë.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë po punon me donatorë dhe partnerë për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët dhe familjet e prekura nga pandemia.

 

###

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije, në çdo gjë aktivitet. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta kthyer këtë angazhim në veprime praktike, duke bërë përpjekje të posaqme për të arritur tek fëmijët më të cenuar dhe më të përjashtuar, në dobi të të gjithë fëmijëve, kudo në botë. www.unicef.org.