Pacolli kërkon nga Kusari-Lila të kthehet në AKR

0
65

I pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në Oxygen Show të Besim Dinës ka folur edhe për dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës.

Por, ai ka kërkuar që kjo e fundit të kthehet në parti.

“Ti ke mujt me nal Mimozën,  mos me shku, ajo ke kryetare në Gjakovë, pse nuk e nalët. Hajde ktheje Mimozën në AKR, ti vjen edhe regjistrohesh aty në AKR, tani Mimoza mas teje. Du me formu bllokun gjakovar në AKR”, tha ai.

Mirëpo, zëvendëskryeministrit të Kosovës, i ka mbetur hatri kohëve të fundit paksa nga Mimoza Kusari-Lila.

Sipas tij kjo e fundit është duke e kritikuar pa vend.

“Shumë bre Mimoza po më kritikon, nuk e di pse  , nuk jom kon aq i keq bre me to. Gjithmonë kom qenë i mirë me to e sene. I kom ni do kritika qitash. Thuj bre le të jetë më e mirë me mue, jo kështu e rreptë”, ka thënë Pacolli. /OxygenPress.info

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu