Pa ShBA dhe Hungarinë, OKB miraton Paktin Botëror të Refugjatëve

0
42

Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje me një mazhorancë të lartë por pa SHBA-në dhe Hungarinë një Pakt Botëror për Refugjatët që synon të përmirësojë menaxhimin e tyre në nivel ndërkombëtare.

Rezoluta mbi këtë Pakt për refugjatët u miratua nga 181 vende, dy votuan kundër, SHBA-ja dhe Hungaria, ndërsa tre abstenuan.

Një soj si ai mbi emigrantët, Pakti Botëror për Refugjatët nuk ka fuqi detyruese.

Këto dy tekste rrjedhin nga një Deklaratë në Nju-Jork e miratuar njëzëri në vitin 2016 nga 193 anëtarët e OKB-së dhe që synonte të përmirësonte pritjen e refugjatëve dhe emigrantëve si dhe të lehtësonte në të kundërt kthimin e tyre në vendet e origjinës, shkruan Atsh.

Ky Pakt synon të krijojë një përgjigje ndërkombëtare të përshtatshme ndaj lëvizjeve masive të refugjatëve dhe gjendjes së zgjatur të refugjatëve./OxygenPress.info