Pa rrymë e ujë të shtunën në lagjen “Sofalia” në Prishtinë

0
82

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen “Sofalia “në Prishtinë, të shtunën më 5 dhjetor do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.