Ozil – Ronaldo, prapaskenë që nuk e kemi ditur

0
43

Mesut Ozil u transferua nga Real Madridi tek Arsenali në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2013 për 45 milionë euro.

Transferimi ishte i papritur, ndërsa ai që u zhgënjye më sjumë nga kjo lëvizje ishte Cristiano Ronaldo. Kjo për faktin se Ozil ishte asistuesi më i mirë në La Liga dhe natyrisht që portugezi ishte përfituesi më i madh në atë situatë.

“Shitja e Ozilit është një lajm i keq për mua. Ai ishte lojtari më i mirë, që i dinte lëvizjet e mia në sulm, drejt golit. Jam i zemëruar me largimin e tij”, pati thënë Ronaldo, kujton mesfushori turko-gjerman.

Nënshkrimet e Realit me Iscon dhe Balen e detyruan Ozilin të rishqyrtojë situatën e tij në kryeqytetin spanjoll: “Gjatë fundjavës isha i sigurt se do të qëndroja te Real Madridi, por pastaj kuptova se nuk kisha besimin e trajnerit (Ancelotti), as të drejtuesve”, pranon pesë vite më vonë mesfushori.

Për pasojë, ai vendosi të dëgjonte ofertat. Arsene Wenger e kontaktoi gjermanin dhe përmes një bisede telefonike e bindi që t’i bashkohej Arsenalit si lojtar kyç. Ozil nuk kishte nevojë për më shumë, ndaj e mori vendimin. “Unë jam një tip lojtari, që ka nevojë për besim. Këtë e ndjeva tek interesimi i Arsenalit, prandaj u bashkuva me ta”, ka thënë Ozil. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu