Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abott

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , z. Nicholas Abott. Në takim, Ambasadori Abott e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.