Osmani në takim me shefin e EULEX-it flasin për procesin e vetingut

0
50

U.d. Presidentja Osmani priti në takim sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark

Në takim Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.

U.d. Presidentja Osmani e njoftoi Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë.

Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës.