Osmani: Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për gjithë Kosovën

0
108

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi

Telegrami i plotë:

E nderuar Familje Gashi,

Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve.

Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar.

Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën!

Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime.

Sulejman Gashi u prehtë në paqe!​